• |
ide | kryesore

Angela Martini dhe Ermali në Times Square/ Kush është pa të mbathura (foto)

Arkiva, Paparazzi
angela ts.JPG



I gjendur në Nju Jork pë të xhiruar serinë e re të emisionit të tij "6 ditë pa Ermalin", artisti shqiptar ka ftuar për një intervistë në mes të Times Square, modelen seksi Angela Martini. Këto xhirime kanë qenë një spektakël i vërtetë dhe të gjithë ata që kanë kaluar nga Times Square në ato momente nuk kanë mundur të mos ndalen.
Duke imituar modelen provokuese, e cila në shumë foto i kapërcen kufijtë e guximit, Ermali e ka bërë intervistën duke zbuluar edhe ai këmbët e tij. Ai i ka ftuar fansat e tij të gjejnë se kush i ka të brendshmet e veshura, ai apo Angela Martini. Kjo gjetje e Ermalit i referohet një fotoje të Martinit kohë më parë, e cila bëri bujë për pamjen e hatashme që i ofroi publikut. Në atë foto (që lapsi.al po e boton më poshtë), fustani i modeles është hapur aq shumë se ka nxjerrë zbuluar "zogun" e Angelës, e cila atë ditë kishte "harruar" të vishte të mbathura.