• |
ide | kryesore

Kuçka mposht Casillas, Spanja vijon zhgënjimin (video)

Arkiva, Sport
kucka.png



Edhe pas Boterorit të Brazilit, Spanja vazhdon me zhgënjimet. Kampionët në fuqi të Europës janë mundur 2-1 në transfertë nga Sllovakia në ndeshjet e dyta të grupit C. Iberikët kanë pësuar golin e parë nga një goditje dënimi e realizuar me shumë fuqi nga Kuçka i cili ka përfituar dhe nga mosvendosja mirë e Casillas për të kaluar ekipin e tij në avantazh. Me kryesimin e sllovakëve mbyllet edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë Spanja rit disi presionin por ende duket e paqartë në lojën e vet. Goli i barazimit vjen në të 82-ën me autor, sulmuesin e Valencias, Paco. Por barazimi do të ishte i përkohëshëm pasi në minutën e 87-ën, Sllovakia gjen golin e fitores me anë të Stoch i cili shfrytëson si duhet një kros nga e djathta dhe godet bukur me kokë duke mposhtur për herë të dytë Casillasin. Me fitoren e sotme Sllovakia udhëheq e vetme me 6 pikë grupin C, ndërsa Spanja, Ukraina dhe Maqedonia kanë nga 3 pikë. Në vendin e fundit është Luksemburgu dhe Bjellorusia me nga 1 pikë.

 

Takimet e tjera të mbrëmjes dhanë këto rezultate:

Suedi – Rusi 1 – 1.

Bjellorusi – Ukrainë 0-2;

Maqedoni – Luksemburg 3-2;

Angli – San Marino 5-0;

Lituani – Estoni 1-0;

Slloveni – Zvicër 1-0;

Lihtenshtejn – Mali i Zi 0-0

dhe Moldavi – Austri 1-2.