• |
ide | kryesore

Studimi i fundit/ A ka jetë pas vdekjes? Shkenctarët thonë po truri vazhdon punën

Arkiva, Stil
pas vdekjes1.jpg



Është një debat që nuk fashitet kurrë: a ka jetë pas vdekjes? Tani shkencëtarë nga Universiteti i Sauthempton mendojnë se kanë një përgjigje për këtë pyetje. Një studim i rëndësishëm që ka përfshirë 2,060 pacientë ka nxjerrë në pah një fakt të panjohur deri tani: truri i njeriut mund të vazhdojë të funksionojë pavarësisht se personi është klinikisht i vdekur.  Studimi që shqyrtoi raste nga 15 spitale të rëndësishëm në Mbretërinë e Bashkuar, Amerikë dhe Australi, arriti të mbledhë prova bindëse se pacientët vazhdojnë të përjetojnë eksperienca dhe ngjarje që ndodhin realisht rreth tyre edhe 3 minuta pasi zemra e tyre ka pushuar së rrahuri. Rreth 40 % e pacientëve që  i kishin mbijetuar një ataku në zemër, përshkruan ndodhi që dëshmuan se ata kishin qenë të ndërgjegjshëm përpara se sa zemra e tyre të rikthehej në jetë.   

Doktor Sam Parnia, i cili udhëhoqi këtë studim, shpjegoi se më parë mendohej se në këto rrethana ato që përshkruanin pacientët ishin episode haluçinative. Këto episode, normalisht referohen dhe përshkruhen si eksperienca jashtë – trupore, ose eksperienca të pranë-vdekjes.  

Doktor Parnia, që tashmë punon pranë Universitetit Shtetëror të Nju Jorkut, thotë: “ Përfundimet e këtij studimi janë shumë domethënëse, pasi është besuar gjithmonë se eksperiencat e lidhura me vdekjen kanë qënë haluçinacione, ose iluzione që ndodhnin ose para se të ndalonte zemra, ose menjëherë pasi ajo është kthyer në funksionin e saj normal, por asnjëherë nuk është menduar se këto eksperienca mund të ndodhnin e më pas të provohej se ato u korrespondonin ngjarjeve reale gjatë kohës që zemra kishte ndalur.”

Rezultatet treguan se 39%  e pacientëve të cilët i kishin shpëtuar një arresti kardiak përshkruan një perceptim të të qenit të ndërgjegjshëm, por nuk kujtonin ngjarje konkrete. 46 % e tyre kishin pasur eksperienca të natyrave të ndryshme që përfshinin një gjendje mendore të ndërgjegjshme, 9 % kishin pasur eksperienca të njohura si eksperienca pranë-vdekjes dhe 2 % përshkruan ndodhi reale që i kujtonin me detaje e që nuk linin vend për të dyshuar gjendjen e tyre plotësisht të vetëdijshme.

Doktor Parnia shtoi: "Vetëdija dhe ndërgjegjia ishin të pranishme tek pacientët gjatë një harku kohor prej rreth 3 minutash pai zemra kishte pushuar çdo funksion të sajin. Kjo është paradoksale, pasi është i njohur fakti mjekësor se truri ndalon së funksionuari brenda 20-30 sekondash nga pushimi i zemrës dhe nuk rifiton asnjë funksion pa rikthimin në jetë të zemrës. Të gjitha ndodhitë dhe ngjarjet që pacientët e këtij studimi kujtonin nga ky hark kohor, janë verifikuar si ngjarje dhe ndodhi që kanë ndodhur realisht dhe ku ka pasur dëshmitarë të besueshëm. Është e qartë, pas këtij studimi, se eksperiencat që rrethojnë vdekjen meritojnë një investigim të mirfilltë e pa asnjë paragjykim,” thotë ai.

Botuar këtë tw enjte ne "The Mirror" përgatiti Lapsi.al