• |
ide | kryesore

Zhaneta Byberi është “Miss Universe Albania 2014” (foto)

Arkiva, Paparazzi
zhaneta1.jpg



Zhaneta Byberi studentja 19 – vjeçare është kurorëzuar mbrëmë si Miss Universe Albania 2014. Bukuroshja brune ka rrëmbyer kurorën e bukurisë në spektaklin që u organizua mbrëmë ne Tetatrin e Operas dhe Baletit. Juria e përbërë nga Armina Mevlani, Niko Komani, Adrola Dushi, Sony K Elson me presidente jurie Floriana Garo kanë vendosur që 19 – vjeçarja, Byberi të përfaqësojë Shqipërinë në konkurset e bukurisë ndërkombëtare.Spektakli u prezantua nga moderatori Albert Dumani shoqëruar nga modelja bukuroshe Xheni. Miss Universe këtë vit u organizua nga Revista Vip dhe fotografi i mirënjohur shqiptar Fadil Berisha me mbështejten e Televizionit Kombëtar Klan. Ndërkohë që gjatë shoë-t kanë qenë të ftuar shumë artistë të ndryshëm që performuan në natën finale.