• |
ide | kryesore

Ç’kërkon kali në komisariatin e policisë?

Arkiva, Syri i Lapsit
kali.jpg



Sikur kjo ngjarje të mos ishte rregjistruar nga kapemrat e sigurisë askush nuk do t'ju besonte policëve, që tregojnë këtë ngjarje. Gjithçka ka ndodhur në stacionin policor në Cheshire të Winsford, në Britani ku ka hyrë një kalë, ka bërë një xhiro dhe sërish ka dalë përjashta. Kali dy ngjyrësh nuk ka bërë ndonjë rrëmujë, nuk ka penguar punën dhe për fat të mirë, nuk ka lënë ndonjë “dhuratë” brenda stacionit policor. Me gjithë shenjat që i bënte një polic, kali ka hyrë nëpër dyert elektronike të xhamit dhe qetë ka ecur nëpër korridor. Duke dalë përjashta, atë e prekë lehtas një polic që i befasuar hyn në stacion.