• |
ide | kryesore

Danimarka mbërrin në Elbasan. Olsen: Do jetë e vështirë

Arkiva, Sport
molsen.jpg



Kombëtarja e Danimarkës ka mbërritur në qytetin e Elbasanit ku të shtunën në mbrëmje luhet takimi me Shqipërinë. Trajneri Morten Olsen dha edhe konferencën për shtyp, në prag të përballjes. 65-vjeçari tha se ndaj kuqezinjve do të luhet njësoj si ndaj Anglisë apo një tjetër skuadre të madhe.

“Jemi të ndërgjegjshëm që na pret një ndeshje shumë e vështirë përballë Shqipërisë. Mund të them që do të luajmë sikur përballë të kishim Anglinë, apo çdo ekip tjetër të madh. Qëllimi ynë është që të japim maksimumin për të marrë pikët e plota, pasi fitorja do të plotësonte objektivat që kemi këtë edicion” – ka deklaruar Olsen.

“Megjithatë shanset janë të barabarta për të dy ekipet dhe gjithçka do të varet nga forma e futbollistëve në ditën e ndeshjes. Shqipëria është përmirësuar shumë dhe ka shumë lojtarë me dyshtetësi. Shqipëria ka një trajner italian shumë të mirë, fusha dhe kushtet duken mjaft të mirë” – tha Olsen./lapsi.al/