• |
ide | kryesore

Martohet shtatzanë Michelle Hunziker (foto)

Arkiva, Paparazzi
mishel4.JPG



Michelle Hunziker dhe Tomaso Trussardi janë tashmë burrë dhe grua. “PO”-ja u shqiptua në “Palazzo della Ragione” në orën 17.30 të së premtes. Në sallë ajo hyri nga një shkallare e mbushur me lule të ndryshme. Dhëndri i emocionuar mbërriti i pari. Gjysëm ore më pas mbërriti edhe nusja. Në dorë mbante një tufë lulesh të bardha. Pak para saj mbërritën dy vajzat e Hunziger. E vogla Sole, që sot mbush një vit dhe Aurora që tashmë i ka kaluar 17 vitet nga martesa e parë e saj me këngëtarin Eros Ramazzotti. Ceremonia u drejtua nga kryebashkiaku i qytetit, i sapozgjedhuri Giorgio Gori dhe zgjati 20 minuta. U tha se disa nga të ftuarit nuk i mbajtën dot lotët, njëra prej tyre vajza Aurora. Në ceremoni edhe VIP-a të shumtë. Mes të cilëve Ilary Blasi dhe Renzo Rosso. Gjatë ceremonisë shpëtoi edhe fjala për seksin e fëmijës së dytë të çiftit që do të jetë sërish një vajzë./lapsi.al/

]