• |
ide | kryesore

Cana: Jemi të zhgënjyer nga barazimi

Arkiva, Sport
vanaaa.jpg



Lorik Cana tha se është i zhgënjyer që ekipi pësoi gol në fund të ndeshjes. Megjithatë, kapiteni i Shqipërisë e pranoi se rezultati ishte i drejtë. Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, e ka pranuar se barazimi ndaj danezëve i ka zhgënjyer. “Pak a shumë loja shkoi siç e kemi përgatitur. Mos t’i lëmë shumë hapësirë kundërshtarit. Edhe në pjesën e dytë u futëm me atë ritëm, por ne u lodhëm sepse kemi vrapuar në të gjithë anët e fushës” – deklaroi Cana. “Kemi dhënë maksimumin. Nuk kemi çfarë tu themi çunave. Danezet nuk ishin të rrezikshëm edhe gola ra në mënyrë të çuditshme. Jemi të zhgënjyer sepse humbëm në fund. Përgjithësi ekipi tregon karakter. Barazimi ishte i drejtë” – shtoi ai.