• |
ide | kryesore

Danezët mëngjes në Sheraton para nisjes për në Elbasan. Tifozët fillojnë me birra

Arkiva, Sport
image (10).jpeg



 
Danezët e kanë marrë seriozisht, si profesionistë të vërtetë ndeshjen e kësaj të shtune sipas porosive të trajnerit Morten Olsen. Ata kanë bërë ritualin e zakonshëm duke filluar me një mëngjes në Sheraton, (foto) para nisjes për në Elbasan. 65-vjeçari Olsen i paralajmëroi futbollistët danez se ndaj kuqezinjve do të luhet njësoj si ndaj Anglisë apo tjetër skuadre të madhe.“Jemi të ndërgjegjshëm që na pret një ndeshje shumë e vështirë përballë Shqipërisë. Mund të them që do të luajmë sikur përballë të kishim Anglinë, apo çdo ekip tjetër të madh. Qëllimi ynë është që të japim maksimumin për të marrë pikët e plota, pasi fitorja do të plotësonte objektivat që kemi këtë edicion”, ka deklaruar ai.“Megjithatë shanset janë të barabarta për të dy ekipet dhe gjithçka do të varet nga forma e futbollistëve në ditën e ndeshjes. Shqipëria është përmirësuar shumë dhe ka shumë lojtarë me dyshtetësi. Shqipëria ka një trajner italian shumë të mirë, fusha dhe kushtet duken mjaft të mirë”, shtoi ai.
Por, ndërkohë që futbollistët i janë nënshtruar një regjimi strikt, 250 tifozët danezë ia kanë filluar me birra në Tiranë. Ata ndiheshin optimistë megjithëse i tremben Shqipërisë.