• |
ide | kryesore

Dashuria nuk njeh përmasa, ai 70 cm më i shkurtër

Arkiva, Stil
xhuxhi.jpg



E thonë të gjithë: “Dashuria nuk ka sy” dhe në rastin në fjalë kjo shprehje merr kuptimin e vertetë të saj.  James është 25 vjeç dhe Chloe 20 vjeç. Ata janë të fejuar me njëri tjetrin, edhe pse djaloshi vuan nga sindromi “dysplasia”, i cili nuk e lejon të zgjatet dhe për këtë arsye ka një gjatësi prej 1 metër. Ndërkohë e fejuara e tij ka një gjatësi normale, pasi ajo është 1.7 metër. Çifti thotë se e dashuron çmendurisht njëri – tjetrin dhe se 2016-ën do të martohen megjithëse lidhja e tyre nuk ka qenë aq e lehtë. Mjaft persona e ngatërrojnë atë me fëmijën e 20-vjeçares. Rasti më i fundit ka qenë kur ai bashkë me të fejuarën vendosën të darkonin në restorant, por kamerieri kujtoi se ai ishte një fëmijë dhe i solli një libër për të ngjyrosur./lapsi.al/