• |
ide | kryesore

Donis Avdija kushton 50 milionë euro. Zgjedh Shqipërinë para Gjermanisë

Arkiva, Sport
463767047-donis-avdijaj-of-schalke-runs-with-the-ball-during-the.jpeg



Talenti 50 milionë eurosh me origjinë shqiptare, Donis Avdijaj, ka vendosur që të përfaqësojë ngjyrat kuq e zi në të ardhmen. Sipas portalit aSport.info qe citon burime nga afër familjes së Avdijaj, 18-vjeçari ka vendosur së bashku me babain e tij që të presë dhe të pranojë ofertën që mund të vijë në të ardhmen nga kombëtarja shqiptare. Për këtë arsye ai ka refuzuar dhe kombëtaren gjermane u19, me të cilën luajti deri në shtator, por refuzoi të bashkohej për ndeshjet me Kazakistanin dhe Letoninë në 9 dhe 11 tetor.

Tani çdo gjë është në dorë të Gianni de Biasit, që duhet të bëjë ftesën drejt talentit që ka klauzolën me të shtrenjtë në Bundesligën gjermane, plot 49 milionë euro. Avdijaj ka shënuar 91 gola në 88 ndeshje me ekipet e moshave të Schalke, si dhe 12 gola në 16 ndeshje me kombëtaret e moshave të Gjermanisë.
 
Dhoma e Dionis Avdiaj ne klubin Shalke 04 ku shihet flamuri shqiptar