• |
ide | kryesore

Uroj që Majlinda Bregu ti dojë cicat e saj më shumë se sa epshi i bashkëshortit

Arkiva, Ide
2014-10-12-02-17-20-164933017.jpeg



Në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, Majlinda Bregu, fillimisht grua e masandaj deputete e Partisë Demokratike, vjen me një deklaratë sa englendisëse aq edhe të ndjerë. Them të ndjerë pasi besoj që ky duhet të ketë qenë një nga qëllimet e të shprehurit asisoji.

“Sikur gratë t’i kushtonin gjinjve të tyre po atë vëmendje që kanë burrat për to, do të jetonin më mirë!”
 
 
Znj. Bregu luan me mentalitetin e përgjithëshëm të kësaj shoqërie duke më ofruar mua hapësirën që të luaj me lojën e saj e mbi të gjitha, duke më dhënë dorë në përpjekjen për të parashtruar një problem të rëndësishëm: trajtimin e gruas si të tillë.
 
Qartazi, ideja pas postulatit të mësipërm, është të ndërgjegjësuarit e vajzave dhe grave për tu kujdesur për shëndetin e tyre. Megjithatë, të shprehurit e idesë në këtë lloj forme degradon idenë në vetvete. Ana përmbajtësore e subjektit jo vetëm që lë për të dëshiruar por është ofenduese, diskriminuese dhe logjikisht e estetikisht e papranueshme.
 
 
Rrjedhimisht, në mendësinë e znj. Bregu, gratë e kësaj shoqërie duhet t’i duan gjinjtë e të kujdesen për to anipse funksioni primar dhe më i domosdoshëm tyri është të qenurit lodra seksuale për burrat dhe pse vetë gruaja s’mund të trajtohet ndryshe veçse si objekt seksual, me qëllimin e vetëm të të kënaqurit të herdheve. Në këtë vazhdë mendimi, lufta ndaj kancerit duhet të ekzistojë për këtë arsye: të mbrojturit duhet të vijë pse burrat përndryshe nuk do t’i duan më pasi ato nuk do të jenë në gjendje t’i kënaqin seksualisht ata me lodrën -e tyre-.
 
 
Në një shoqëri të pagdhendur si shoqëria shqiptare, ku raporti i të respektuarit dhe vlerësuarit të gruas si subjekt i qenësishëm dhe i domosdoshëm për mbarëvajtjen dhe ecurinë e shëndetshme të kësaj shoqërie është në gjendje alarmante, pse gratë ende VRITEN në emër të virgjërisë dhe një morali fallc e dashakeq, ku dhuna shtrin gjuhën shalëve të tyre, dëshirave, mendimeve, ëndërrave e sidomos LIRISË së tyre për të zgjedhur vetveten (çfarëdo që kjo të nënkuptojë) dhe për të qenë kjo vete në paqe; një deklaratë e tillë është e skandaloze, e prapanueshme, e qortueshme.
 
Ajo bën që gruaja mesatare shqiptare, jeta e të cilës rrethsillet pelenave të fëmijës, stresit të zgjedhjes së gjellës për të gatuar, durimit të duhmave vrera-ndjellëse të të shoqit në qëndrim, fjalë e mendim; si dhe shkundjes së veglës inferiore tijës fizikisht e psikologjisht – jo vetëm ta justifikojë gjendjen në të cilën ajo ndodhet por ta elaborojë më tej atë si një normalitet të një rastësie të pafat për gruan që lindi e këtillë.
 
 
“Bëje të lumtur tët shoq: vizitohu!”, veçse kështu përkthehet shqetësimi hipokrit i deputetes Bregu – deputete këtu, pastaj grua, pasi shfrytëzimi i kancerit të gjirit për të tërhequr vëmendjen e elektoratit në veçanti dhe publikut në tërësi ka për qëllim jo shqetësimin e kësaj zonjëze ndaj shtimit të rasteve me kancer dhe mos-rrokjes në kohë për trajtim tyrin, por patetizmin dhe defiçencën për të rrëzuar murin e distancës me popullin…krejt qesharake nëmërmjet ngritjes së mureve të tjerë, përpos, të ligj.
 
 
Vajza dhe gra, bërja e mamografisë dhe kontrolli i vazhdueshëm shëndetësor është i pakompromis për ju si qenie njerëzore të shëndetshme e masandaj edhe si gra të këtilla.
 
Uroj që znj. Bregu ta dojë trupin e saj e saj më shumë se sa epshi i bashkëshortit të saj e do atë!
 
(Ky shkrim eshte marre nga blogu Diary of Tirana. Titulli origjinal: Cicat e Majlindes)