• |
ide | kryesore

Qumështi i bletës, i mirë për seksin dhe mëlçinë

Arkiva, Stil
bleta.jpg



Ai është një lëng i bardhë me vlera të larta ushqyese, që del nga gjendrat e faringut, nga koka e bletave të vogla punëtore për ushqyerjen e larvave punëtore, meshkujve në fazën e parë dhe larvave të mbretëreshës.
Qumështi i bletëve aktivizon gjëndrat seksuale, shton nivelin e hormonit të shtatzanisë “Progesterone” dhe të hormonit mashkullor “Testosterone”, dhe aktivizon gjendrën suprarenale.
Forcon sistemin riproduktiv duke shtuar pjellshmërinë (mundësinë për të lindur fëmijë).
Është i dobishëm për kurimin e zmadhimit dhe infeksionit të prostatit.
Përmirëson funksionet e mëlçisë dhe veshkave dhe shton përqindjen e albuminës dhe glukogjenit në mëlçi. Ka rëndësi të veçantë në kurimin e infeksionit viral të mëlçisë.
Pakëson mundësinë e arteriosklerozës, normalizon nivelin e kolesterolit dhe yndyrave të trefishta në gjak.
Kuron varfërimin e gjakut “Aneminë”, sepse rrit prodhimin e rruazave të kuqe dhe të bardha të gjakut dhe rrit numrin e pllakave të gjakut, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në mpiksjen e gjakut kur pritesh apo plagosesh.
Korrigjon sekrecionet e yndyrave të lëkurës për t’i normalizuar ato dhe nxit asimilimin e ushqimit brenda qelizave të lëkurës.
Luan rol antibiotik dhe antimukozë. Përdoret për parandalimin e sëmundjeve infektuese (ngjitëse).
Hap oreksin dhe vepron në ngritjen e peshës së trupit, duke u konsideruar si: “Ushqimi gjigand”.
Rifreskon memorien dhe fuqizon organizmin në përgjithësi.
Në lidhje me të sëmurët nga urina diabetike, ushqimi i bletës mbretëreshë përmirëson përfitimin nga glukoza, prodhon fuqi dhe shton nxjerrjen e hormonit insulinë në qelizat beta të pankreasit.
Vonon shenjat e mplakjes që shfaqen në organet e trupit dhe në lëkurë, si rezultat i përmbajetjes së lartë të Vitaminës B, dhe veçanërisht të Vitaminës B5, që ndryshe quhet Pantothenic Acid.