• |
ide | kryesore

Imitimet më të guximshme që kam parë në Shqipëri

Arkiva, Stil
1 - kolonat.jpg



Nëse imitimi është forma më e sinqertë e servilizmit, atëherë disa koroporata të mëdha amerikane mund të ndihen të mirëpritura në Shqipëri. Kështu e nis Businessinsider një shkrim mbi imitimin e markave më të njohura amerikane të industrisë ushqimore. Vendi ynë është një ndër të paktit në Europë që nuk ka McDonald’s. Nuk ka as KFC apo ndonjë tjetër rrjet të njohur fast food-esh në botë. Por kjo nuk do të thotë se në Tiranë qytetarët nuk mund të kenë gjera të ngjashme. Në qytet ka rrjete restorantesh që ngjasojnë me marka të njohura në mbarë botën.

1. Kolonat = McDonald's

Në vend të McDonald’s shqiptarët kanë Kolonat. Ky rrjet lokal fast food –esh ka edhe logon të ngjashme me ato të gjigandit amerikan, pasi përdor të njëjtat ngjyra, të kuqen dhe të verdhën. Mund të porosisni hamburger, por edhe suflaqe greke dhe spageti.

2. AFC = KFC

Albania Fried Chicken, shkurt AFC, ju ofron hamburger me mish pule per vetëm 130 lekë, (1.25 dollarë) ose edhe pica. Më e thjeshta, Margerita, kushton 260 lekë.

3. Subway Fast Food = Subway

Në Shqipëri nuk ka degë zyrtare të Subway, rrjetit të njohur amerikan. Ngjyrat e sanduiçëve të këtij  dyqani mund të jenë të ndryshëm, por ato të logos dhe shigjetat e gërmave në ekstremet e logos janë shumë të njohura.

4. Burger King's Pizzeria = Burger King

Në anë tjetër të kufirit me Maqedoninë ka disa emra të tjerë të njohur, si kjo piceri: Burger King’s Pizzeria, e ngjashme me Burg King –un amerikan.