• |
ide | kryesore

Lorik Cana nga Beogradi: Ne kemi gjak shqiptari

Arkiva, Sport
cana.jpg



Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana është i bindur se sot në mbrëmje skuadra “Kuqezi” do të shkruajë historinë. Ai përmes rrjeteve sociale, Facebook dhe Instagram lajëmroi se kuqezinjtë janë gati të bëjnë të lumtur shumë zemra shqiptare.
“Mirëmëngjes nga Beogradi! Jemi gati për të shkruar sërish historinë. Jemi gati dhe dëshirojmë me zemër të bëjmë të lumtur shumë zemra shqiptarësh sot sepse ne kemi gjak shqiptari e nuk i trembemi kurrkujt. Do luftojmë për ju Shqipe”, shkruan Cana.