• |
ide | kryesore

Orgji mes të moshuarve, vdesin 7 prej tyre

Arkiva, Stil
plakaaaa.jpg



7 persona të moshuar humbën jetën gjatë një orgjie të shtunën që lamë pas në një azil në Charleroi të Belgjikës. Eventi i quajtur “50 Shades of Karolos” u krijua për të thyer rekordin në kategorinë e tij dhe siç duket, përfundoi me një çmim shumë të lartë. Më shumë se 200 persona kanë marrë pjesë në këtë event. Kushti i vetëm ishte mosha mbi 65 vjeç. Gjithçka nisni nga marrëdhëniet seksuale të shumë meshkujve me një femër dhe më konkretisht ishin 35 meshkuj ata që bënë seks me të njëjtën të moshuar. Në këtë moment nisën dhe problemet. Dy femra nisën të ndienin dhimbje në kraharor dhe një tjetër kishte probleme me frymëmarrjen. Edhe pse u thirrën ambulancat, asnjëra prej tyre nuk arriti të shkonte e gjallë në spital.

Sipas të përditshmes vendase “Nord Presse”, pas tre të moshuarave që ndërruan jetë, tetë të tjerë kërkuan ndihmën e mjekëve, pasi kishin probleme me zemrën. 4 prej tyre nuk arritën të mbijetonin, duke lënë një bilanc prej 7 të vdekurish gjatë një ore orgjie. Shkaqet e vdekjes nuk janë përcaktuar ende saktësisht, por raportet e policisë vënë theksin tek mungesa e frymëmarrjes dhe arrestet kardiake. Mjekët deklarojnë se shkak i tyre mund të jetë bërë konsumi i substancave si viagra për të forcuar aftësitë e tyre seksuale.