• |
ide | kryesore

Tifozë shqiptarë nisen në Beograd: Le të na arrestojnë!

Arkiva, Sport
preshevaret.jpg



“Të na arrestojnë. Nuk kemi frikë. Kemi shkuar në luftë me pushkë kundër serbëve, e tani vemi me bileta”. Kështu shprehen rreth 100 tifoza të kombëtares kuqe zi, shqiptarë nga Lugina e Preshevës dhe prishtinalinj që janë nisur në drejtim të beogradit për të ndjekur kombëtaren shqiptare në ndeshjen me Serbinë. “Jemi rreth 100 tifoza. Me vete kemi flamuj kuqezi, shalla dhe bileta. Presim se do të ketë mbi 100 tifozët në grupin ynë. Ne me veti kemi sjellur flamuj kuqezi bluza dhe shalle tifoz. Shqiptaret me flamuj drejt Beogradit: Të na arrestojnë, ne s’kemi frikë. Kemi shkuar në luftë me pushkë kunder serbëve, pse t’mos shkojmë kundër tyre me bileta”, tha për agjencinë e lajmeve ‘Presheva jonë’, Albert Kastrati nga Prishtina dhe Arbeni nga Presheva. Tifozat i janë drejtuar Beogradit pavarësisht kërcënimeve nga autoritetet se asnjë tifoz shqiptarë nuk hyn në beograd. Media lokale njoftoi se një grup i tifozëve nga Kosova, të udhëhequr nga një ish-anëtar i UÇK-së Albert Kastrati ka kaluar kufirin dhe erdhën në ndeshjen në Beograd. ‘Presheva jonë’ mëson se grupi i mbledhur rreth Kastratit ka dhënë tashmë një kontigjent të biletave që do të vijnë të lehtë për të ndjekur ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, në stadiumin Partizanit.  Tifozat nga Kosova kane hyrë në Preshevë për të vazhdura rrugën për në Serbi në drejtim të Beogradit.

Ndërkohë një përfaqësues i sigurisë i Federatës Serbe, Mirko Milivoje, tha do të zbatohet marrëveshja e arritur mes dy federatave por dhe vendimi i UEFA-s, çdo shqiptar që do të jetë në stadium do të largohet dhe do të procedohet sipas ligjeve. “Mbështetësit e Shqipërisë do të jenë prezentë sipas marrëveshjes së arritur dhe vendimit të UEFA-s. Çdo shqiptar që do të jetë në stadium do të largohet dhe më pas do të procedohet sipas ligjit” ka thënë Mirko, shkruhet në faqen online serbe 'Kurir'.

Në foto, Albert Kastrati duke kaluar kufirin nga Kosova në Serbi, përmes Preshevës.