• |
ide | kryesore

UEFA, dënim të ashpër për fajtorët

Arkiva, Ide
marissa-payne.jpeg



Shumë pyetje pa përgjigje po vlojnë për dhunën e pashembullt që u pa në Beograd, në ndeshjen Serbi-Shqipëri, e cila u ndërpre. Por pyetja me e nxehtë nga të gjitha është: përse UEFA, qeveria europiane e futbollit, lejoi që një ndeshje aq e ngarkuar të luhej?! Disa zyrtarë ishin të shqetësuar për këtë ndeshje, duke kujtuar luftën mes Serbisë dhe Kosovës, që çoi deri në bombardimin e Beogradit nga NATO. Gjithashtu, ata ishin në dijeni të pretendimeve territoriale të Serbisë ndaj Kosovës. Skenat e mbrëmjes të se martës nuk ishin të reja për UEFA-n, e cila ka parë shumë syresh teksa është përpjekur që të ndeshë dy skuadra përfaqësuese të vendeve që kanë patur konflikte së afërmi. Kur u hodh shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian të vitit 2008, Azerbajxhani ra në një grup me Armeninë dhe UEFA nuk bëri asgjë. Këto dy vende, të cilat kanë patur konflikte me njëra-tjetrën vendosën që për hir të sigurisë të mos i luanin dy ndeshjet mes tyre. Ndërsa në Kampionatin Europian U19 të vitit 2014, edhe pse Armenia dhe Azerbajxhani ranë në një grup, UEFA vendosi që t’i ndante, duke e zhvendosur Armeninë në një grup tjetër.

Në të njëjtën mënyrë, në shortin e këtij kampionati, UEFA nuk lejoi që Spanja dhe Gjibraltari të luanin në të njëjtën grup. Këto dy vende kanë një konflikt të hapur lidhur me përcaktimin e kufijve dhe ndeshja mes tyre mund të sillte dhunë. Pra, duke e ditur që disa vende të prapambetura psikologjikisht, nuk munden dot që të lënë pas historitë politike dhe konfliktuale për një 90-minutësh loje, atëherë duhet të ishte më mirë për UEFA-n që të shmangë që të tilla vende të luajnë në të njëjtat grupe. Mirëpo UEFA nuk zuri mend dhe ja rezultati, mbrëmja e turpshme e Beogradit. Katër lojtarë shqiptarë morën fraktura në dhunën që shpërtheu atje, ndërsa vendi organizator, në vend që të mbajë përgjegjësi, akuzon vëllanë e kryeministrit shqiptar për provokime. Nuk është e drejtë që t’i kërkosh një skuadre të luajë drejt kur kushtet janë të padrejta. Tani, UEFA duhet të marrë sanksione, të cilat duhet të jenë të drejta, por edhe të ashpra.

Marrë nga “Washington Post