• |
ide | kryesore

Përmasat nuk garantojnë një grua besnike

Arkiva, Stil
permasat.jpg



Burrat shpesh e shohin madhësinë e organit gjenital, si një simbol të forcës dhe fuqisë seksuale. Por rezulton që kur vjen puna tek besnikëria e gruas, më i madh nuk është më i mirë. Ndryshe nga besimi i përgjithshëm, një studim i kryer në Kenia zbuloi se burrat që kishin penis më të madh, kishin më shumë gjasa të tradhtoheshin nga gratë e tyre. Kërkuesit intervistuan 545 çifte të martuara në Kenia, në mënyrë që të kuptonin më mirë zakonet e lidhjes së tyre dhe më saktësisht, faktorët që ndikonin tek krijimi i lidhjeve jashtëmartesore. Studiuesit kërkuan raportime nga partnerët në lidhje me përmasën e penisit të erektuar. Ajo që zbuluan ishte e pazakontë: Çdo centimetër gjatësi nga mesatarja rriste mundësinë që gruaja të ishte e përfshirë në një lidhje jashtëmartesore. Femrat i referoheshin penisit të madh, si shkaktar i dhimbjeve dhe mungesës së rehatisë gjatë seksit, ndryshe nga sa besohet përgjithësisht. Faktorë të tjerë që shkaktonin tradhtinë tek femrat ishin dhuna në familje, mohimi i seksit apo pozicioneve që donin dhe mungesa e kënaqësisë seksuale.