• |
ide | kryesore

Rama i jep leksion delegacionit shqiptar ne Harvard

Arkiva, Syri i Lapsit
Rama ne Harvard.jpg



Kryeministri Rama e mori delegacionin që e shoqëron në SHBA për t’i dhënë një leksion në universitetin e Harvardit. Në sesionin e Qendrës për Zhvillim Ndëkombëtar në këtë universitet ai foli përballë një auditori për vizionin e qeverisë shqiptare mbi modelin ekonomik dhe rilindjen ekonomike e sociale të Shqipërisë. Por siç duket nga pamjet filmike, (video më poshtë), pjesa më e madhe e auditorit përbëhet nga anëtarët e delegacionit shqiptar. Kryeministri ka preferuar t’u flasë në anglisht mbi vizionin e tij për ekonominë. Ndoshta, në Shqipëri ku u flet në shqip, e ka të vështirë t’ua shpjegojë konceptet e tij ekonomike.