• |
ide | kryesore

Temë hartimi në fillore: “Do vrisni të parin babin apo mamin?”

Arkiva, Stil
shkolla.jpg



Kjo është historia e pabesueshme dhe e tmerrshme në të njëjtën kohë që ka ndodhur në një shkollë në Itali. Fëmijëve të klasës së tretë fillore u është kërkuar të shkruajnë një hartim me temë: “Kë do të vrisnit të parin, mamin apo babin?”. Ka ndodhur në shkollën fillore të Ivrea-s në Piemonte ku mësuesit janë bërë gazi i botës për këtë çështje. Sipas gazetës italiane “La Stampa”, tema e pavend e dy mësueseve nuk është e vetmja. Ndaj fëmijeve ka patur edhe diskutime për çështje të seksualitetit. “A ndodh që babai juaj të flasë me prostituta anës rrugës – ka pyetyr njëra prej tyre ndërsa tjetra kërkonte nga fëmijët që t’i bënin masazh tek qafa çdo 10 minuta.

Këto dhe episode të tjera tahsmë janë të dokumentuara nga policia që kishte vendosur kamera të fshehta në klasë që në muajin prill pas denocimeve të disa prindërve që kishin dëgjuar ankimet e nxënësve.

Por, ajo që ka irrituar më shumë prindërit është se prokuroria ka deklaruar se nuk ka gjetur ndonjë element të ndaluar për të hapur një çështje. Prokurorja Chiara Molinari, tha për gazetën në fjalë se kishte parë vetëm “sjellje të papërshtatshme” të dy mësueseve por jo “vepër penale”. Dy mesueset do të gjykohen vetëm nga këshilli i prindërve dhe mund të marrin vetëm një masë disiplinore. /lapsi.al/