• |
ide | kryesore

Kaçja, një multivitaminë natyrale

Arkiva, Stil
KACJA.jpg



Pikërisht kjo bimë konsiderohet të jetë multivitamina natyrale shkaku i përbërësve të saj të shëndetshëm. Ndikon mirë në shumë dhimbje. Është e pasur me antioksidues, vitamina P, vitamina C, vitamina B1, B2, B12, vitamina C, vitamina K, karotenoide, të cilat forcojnë organizmin dhe e mbrojnë nga shumë sëmundje. Pikërisht shkaku i këtyre përbërësve, kaçja ka marrë emërtimin e multivitaminës natyrale. Nëse pini çajin e saj, organizmit do t’ia bëni shumë të mira, sepse do t’ju mbrojnë nga ftohja, gripi dhe infeksionet e ndryshme virusale.

Përparësitë e çajit të kaçes

Ndihmon te infeksionet e sistemit urinar shkaku i substancave kundër infeksioneve që posedon, pastron rrugët e frymëmarrjes dhe lehtëson frymëmarrjen, parandalon ftohjen dhe infeksionet virusale, ndihmon të ripërtëritja e qelizave, stimulon urinimin, përmban polifenole që mbrojnë nga kanceri, përmirëson qarkullimin e gjakut, ndihmon te gurët në veshka dhe në fshikëz, forcon organizmin, kthen energjinë.