• |
ide | kryesore

Pse Rama nuk u distancua nga simboli i Shqiperise se madhe

Arkiva, Ide
IMG_20141018_111629_edit.jpg



Ka një simbolikë shprese, në faktin se flamujt nuk valviten në hapësirë”, thote shkrimtari britanik Arthur Clark. 

Clark qe u nda nga jeta ne 2008, kishte pasur parasysh se popujt kane ne dore fatet e tyre dhe rjedhimisht edhe flamujt qe shpesh sjellin perplasjet mes kombeve. Dhe zakonisht flamujt ngulen diku ose mbahen ne duar. 

Po te ishte gjalle te shikonte ndeshjen Serbi – Shqiperi do qeshte fillimisht sic tha se beri edhe Kryeministri Shqiptar, dhe me pas do cuditej, e do brengosej sigurisht. “Simbolika e shpreses ne faktin se flamujt nuk valviten ne hapesire” do I ishte rrezuar. 

Gjithcka qe ndodhi ne Beograd me thirrjet kunder shqiptareve dhe me banderolen me Shqiperine e madhe (jo me flamurin Shqiptar) nuk do kishte marre keto permasa qe u rikthjene  europianeve idene se “ballkani eshte fuci baruti”, nese politika nuk do ishte perziere kaq shume. 

Nese “nacionalizmi eshte streha e fundit e horrave”, atehere disa nga vendet ballkanike drejtohen nga te siperpermendurit. Mjaftoi nje ndeshje futbolli, per te nxjerre ne siperfaqe hipokrizine dhe gjithcka tjeter qe qeveritaret e Tiranes dhe ata te Beogradit, I kane fshehur per ti pelqyer Brukselit dhe Washingtonit. 

Nga udheheqesit politike ne Beograd mund te pritej te mos mbanin asnje pergjegjesi mbi vete per aktet huliganeske dhe per ate ferr qe u krijua ne stadiumin e partizanit. Nje pjese e tyre vijne nga kampi politik nacionalist I Milloshevicit. Por nje qendrim nacionalist ne kufijte e ekstremit,  ndoshta nuk pritej nga kryeministri I Shqiperise Edi Rama, I cili nuk gjeti qofte edhe nje fjali per tu distancuar nga ajo banderole qe nuk ishte aspak flamuri I Shqiperise. Ishte asgje me shume se nje harte me teritore te “enderuara” per ti marre sot nga vendet fqinje. 

Edi Rama, kozmopoliti qe kancelarite perendimore e shikonin si njeriun qe do largonte nga skena nje “nacionalist” si Sali Berisha, duket se nuk iu shmang dot sindromes qe rrezikon cdo politikan qe deshiron te konsilidoje pushtetin e tij me cdo mjet, duke iu pershtatur thenies se George Orwellit se “nacionalizmi eshte etja per pushtet e perforcuar nga iluzionet”. 

Sigurisht qe nuk ka asnje dyshim se Shqiperia nuk ka asnje pergjegjesi direkte per banderolen me Shqiperine e madhe, por asnje arsye nuk ka te mos distancohesh nga shfaqja e saj, teksa denon me forcen me te madhe thirrjet raciste ne kor te huliganeve serbe ne shkallet e stadiumit. 

Dhe ndersa gjate gjithe kohes politikanet bejne thirrje per te mos e ngaterruar politiken me futbollin, qeveritaret me te larte qe nga kryeministri e deri tek presidenti e kryetari I opozites, shpallin heronj 11 djem, qe kane per detyre vetem te luajne futboll e te nderojne me loje emrin e vendit te tyre. Keta politikane qe ka parasysh George Orwell nje shekull me pare, e trajtuan dhe vazhdojne ta trajtojne nje ndeshje futbolli, sikur te ishte nje beteje per jete a vdekje e 11 gladiatoreve me nje tjeter vend, e jo si nje ndeshje futbolli. Te tilla ngjarje ka njohur dhe trajtuar historia boterore ne fillim te shekullit, ne ato kohera qe pershkruan Stefan Zwaig ne librin e tij te fundit “kujtimet e nje europiani”, kur nga nje ndeshje sportive ai shikonte te dilnin shkendijat e zjarrit qe do digjnin boten pas rreth 100 vjet paqeje dhe begatie. Kohet e sotme njohin episode shume here me te renda neper stadiume, kryesisht me arsye huliganeske, por edhe mbi baza etnike, sic ishte rasti I javes se kaluar mes tifozeve rumune e hungareze, por ne asnje prej dy vendeve politika nuk u perzie kaq shume me sportin sic bene qeveritaret ne Beograd e Tirane.

Sent from Samsung Mobile