• |
ide | kryesore

Bleona nuk ka çfarë të gatuajë

Arkiva, Paparazzi
bleona-.jpg



Këngëtarja Bleona Qerreti është ftuar nga televizioni ‘Bravo Tv’ për të gatuar LIVE një recetë tradicionale shqiptare. Ajo ka pranuar ftesën dhe që të dalë sa më mirë në këtë televizion ka kërkuar ndihmën e fansave të saj rreth përzgjedhjes së ushqimit më të shijshëm shqiptar. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ajo ka kërkuar ndihmën e fansave të saj që t’i shkruajnë receta nga ushqimet më të mira.

Statusi i Bleonës: “Zemrat e mia si ju kam? Bravo TV më ka kërkuar që unë të prezantoj në televizion, gatimin më të mirë shqiptar. Unë e kam një zgjedhje në mendje, por më duhet edhe ndihma juaj. Sigurisht bashkë me recetën e gatimit, nëse e dini… Pres sugjerime. Ju dua shume”. Ftesës i janë përgjigjur shumë fansat e saj. /lapsi.al/