• |
ide | kryesore

Dopietë e Honda dhe Milan vijon fitoret (video)

Arkiva, Sport
milan fiton ne tra.jpg



Milani vazhdon të tregojë nga java në javë se është një ekip që do të rivalizojë fort këtë sezon në Seria A. Djemtë e Pippo Inzaghit kanë arritur të triumfojnë lehtësisht 1-3 në një transfertë shumë të vështirë siç është ajo ndaj Veronës.

Milani ka arritur avantazhin që në minutën e 21-të falë autogolit të Marques, dhe vetëm 6 minuta më vonë Honda dyfishoi rezultatin duke i dhënë qetësinë kuqezinjve. Në pjesën e dytë ishte sërish Honda i cili shënon edhe golin e tretë. Verona shënoi golin e nderit me Nicolas Lopez në minutën e 87-të. Perfundimisht 1-3 per Milan. /lapsi.al/