• |
ide | kryesore

Flamuri i Korsikës në fushë, sherr masiv në Nice

Arkiva, Sport
150906.jpeg



Një rast i ngjashëm me incidentin në Beograd ka ndodhur në Ligue I në Francë, ku shfaqja e flamurit të Korsikës në stadiumin e Nices ka shkaktuar dhunë dhe trazira në fushë. 

Në ndeshjen Nice-Bastia, portieri Riot luajti rolin e Taulant Xhakës dhe shokëve të tij duke mbrojtur flamurin e Korsikës në stadium. 
Në mediat franceze rasti është quajtur i ngjashëm dhe i frymëzuar nga shqiptarët, të cilët fluturuan me një dron flamurin e tyre mbi stadiumin Partizani në Beograd.
Korsika është krahinë e Francës e cila kërkon pavarësinë prej disa vitesh.