• |
ide | kryesore

Duka në Zvicër, dorëzon dosjen me faktet e dhunës

Arkiva, Sport
serbiaaa.jpg



Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi mbrëmjen e së martës se ka dorëzuar zyrtarisht pranë komisionit disiplinor të UEFA-s dosjen me argumentat e saj të dhunës së ushtruar në stadiumin e Beogradit. Më poshtë deklarata e plotë e FSHF:

“Federata Shqiptare e Futbollit konfirmon, se pas një pune intensive 1 javore, në bashkëpunim me ekspertë vendas dhe huaj, se sot më datë 21.10.2014, ka dorëzuar ne UEFA, të gjithë dokumentacionin për Komisionin e Disiplinës, në lidhje me ndërprerjen e ndeshjes Serbi – Shqipëri, zhvilluar në Stadiumin “Partizani” të Beogradit, më datë 14.10.2014. Presidenti Armand Duka, së bashku me juristë të studiove juridike shqiptare dhe të huaja, ndodhen në Zvicër, për të mbrojtur çështjen e kombëtares së Shqipërisë, e cila u dhunua që para filimit të ndeshjes deri në ndërprerjen e saj, në stadiumin "Partizani" në Beograd, prej koreve raciste, sendeve të forta, fishekzjarreve, grushtave dhe goditjeve të lojtarëve tanë nga tifozë dhe forca të sigurisë të pranishme në impiant. Takimi, i pambyllur zyrtarisht, pas minutës së 41 të ndeshjes, është bërë objekt i Komisioneve të UEFA-s. Dy studio ligjore ndërkombëtare, përfshi edhe atë që FSHF ka në dispozicion, për të gjithë aktivitetin e saj juridik, do të jenë prezente me materialet e tyre, për të mbrojtur të drejtat e FSHF, në këtë qëllim. FSHF shpreson që më datë 23 tetor, Komisioni i Disiplinës i UEFA-s do të gjykojë me objektivitet, atë që ndodhi në fushën e lojës dhe jashtë saj, për shkak të mosmarrjes së masave dhe të një organizimi të pamjaftueshëm të ndeshjes nga ana e vendit organizator”. /lapsi.al/