• |
ide | kryesore

A duhet bërë seks në takimin e parë

Arkiva, Stil
ss_7081.jpg



Çiftet të cilat nuk bëjnë seks që në fillim të takimeve të tyre, janë më të prirur për të qenë më të lumtur në marrëdhënien e tyre, thotë një studim. Hulumtuesit nga Universiteti Cornell, të cilët e bënë studimin, thanë se kënaqësitë e hershme seksuale në një marrëdhënie mund të dëmtojnë mbarvajtjen e saj. Seksi që në fillimin e takimeve me partnerin tuaj do të ju bëjë që të keni një marrëdhënie jo të mirë, pa kujdes, pa kuptim dhe pa vlerë. Aktivitetet e hershme seksuale paramartesore mund të kenë efekte të këqia në qëndrueshmërinë dhe cilësinë e marrëdhënies, shtuan studiuesit. Është më mirë që për një kohë çiftet të eksplorojnë njëri-tjetrin dhe t'i shohin së bashku vendimet që i marrin në marrëdhënie, dhe kështu kur partnerët e vlerësojnë pajtueshmërinë e tyre, të bëjnë angazhime për të ndërtuar një intimitet emocional dhe fizik në marrëdhënien e tyre, deklaruan ata. Shtyrja e aktiviteteve seksuale në marrëdhënie të hershme lidhet me nivelet e larta të cilësisë së marrëdhënies, thanë studiuesit. Femrat që e kishin shtyrë aktivitetin e tyre seksual në marrëdhënie për gjashtë muaj, kishin raportuar nivele më të larta të kënaqësisë më pas në aktivitetet seksuale në marrëdhënie. Ato raportuan gjithashtu më shumë përkushtim, intimitet dhe mbështetje emocionale, dhe gjithashtu edhe kënaqësi më të madhe në seks me partnerin, se sa ato të cilat kishin bërë seks qysh në fillim të marrëdhënies. Në studim, që u shfaq në revistën Martesa dhe Familja, hulumtuesit thanë se është më mirë të prisni pak për seks, ta shtyni atë dhe më pas të shihni se si reagon partneri juaj, a ju dëshiron vetëm për kënaqësi seksuale apo është i gatshëm të jetë me ju, ju dashuron dhe ju pret./gazetaEkspress/