• |
ide | kryesore

Ajo që Papa i tha Guardiolës zemëron italianët

Arkiva, Sport
papa-640.jpg



Papa Francesku priti në Vatikan skudrës bavareze që të martën në mbrëmje shkatërroi Romën me rezultatin 1-7. Sipas profilit në Tëitter të skuadrës Ati i Shenjtë i komplimentoi për fitoren. “Mbrëmë kanë luajtur një takim të mrekullueshëm” mësohet t’i ketë thënë Papa Guardiolës përpara se të realizohej foto zyrtare me ekipin. Këtë batutë e ka nxjerrë padashje për mediat një prej peshkopëve të Vatikanit. Zyrtarisht Papa ka thënë: “Mësova rezultatin e ndeshjes së mbrëmshme… no comment!”

Por batuta “ndeshje e mrekullueshme” ka goditur mjaft tifozët verdhekuq. Në rrjetet sociale ka shpërthyer pakënaqësia. “Një arsye për të qenë ateist!” – shkruan dikush ndërsa një tjetër shton: “Takimi i Papës me Bayern zgjati 15 minuta aq sa zgjati dhe ai me Romën.” /lapsi.al/