• |
ide | kryesore

Kasami i shënon Juves në Pire dhe feston me shqiponjë (video)

Arkiva, Sport
kasami.jpg



Shqiptari Pajtim Kasami i ka dhënë fitoren Olimpiakosit pasi ka arritur të shënojë golin e parë në sfidën kundër Juventusit në Pire. Ai realizoi në minutën 40’ duke kaluar grekët në avantazh në këtë takim. Por, përveç grekëve, krenarë u ndjenë edhe shqiptarët pasi Kasami e festoi këtë gol duke formuar me duart e tij shqiponjën dykrenore shqiptare. Kasami që luan me kombëtaren sviceriane doli nga fusha katër minuta para fundit të ndeshjes i duartrokitur nga mbarë publiku i Pireut /lapsi.al/