• |
ide | kryesore

Kërkohet arrestimi, Robinho akuzohet për përdhunim në grup

Arkiva, Sport
robinho645.jpg



Policia kërkon arrestimin e ish-sulmuesit të Milanit, Robinho, por prokuroria e ka mohuar kërkesën. Sulmuesi brazilian është akuzuar për përdhunim në grup. Sipas “Corriere” bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në janar 2013, kur një vajzë e ka takuar sportistin në një restorant së bashku me gruan e tij dhe 5 miq. Sipas saj, Robinho e ka shoqruar bashkëshorten në shtëpi dhe është kthyer tek miqtë ku ndodhej edhe 18-vjeçarja.  Sipas vajzës, që ka kryer denoncimin pak muaj më vonë, situata degjeneroi në një përdhunim në grup. Mbi këtë çështje ka edhe dyshime – tha hetuesja Stefano Ammendola që në një vit e gjysëm kërkoi arrestimin e lojtarit por prokurorja Alessandra Simion ia mohoi. Robinho u arrestua për përdhunim edhe në vitin 2009 kur luante me Manchester, por u lirua më pas. /lapsi.al/