• |
ide | kryesore

A do anulohet edhe ndeshja e Beshiktashit në Beograd? Ndeshja live në Vizion Plus ora 21

Arkiva, Sport
grobari-uefa.jpg



Sfida mes Partizanit të Beogradit dhe Besiktas vendos edhe për ndeshjen Serbi-Shqipëri? Kështu shkruajnë mediat serbe, sipas të cilave, krerët e UEFA-s po presin të shohin si do të shkojnë gjërat në këtë takimin e sotëm të Europa League për të marrë më pas vendimin final. "A po e pret UEFA një incident tjetër sonte nga "Grobari", për ta dënuar Serbinë nesër?", pyet portali serb "Telegraf". Kjo sfidë pritet të sjell tensione pas paralajmërimit të tifozëve miq që do të shpalosin parulla pro Kosovës e pro shqiptarëve në stadium. Ndoshta sepse i ruhen një skandali të dyfishtë në stadiumin "Partizani', zëra nga federata serbe po thone se ndeshja mund te anulohet sërish, kësaj here me arsyen false se terreni nuk është në gjendje normale. Gjithësesi për cfarë mund të ndodhi sportëdashësit shqiptarë mund të informohen përmes transmetimit të drejtpërdrejtë të Vizion Plus në ora 21 n00