• |
ide | kryesore

Kroati Biliç nervozohet nga gazetari serb që e pyet për Shqipërinë

Arkiva, Sport
slaven bilic.jpg



Trajneri kroat i skuadrës turke të Beshiktashit Slaven Biliç është nxehur nga pyetja e një gazetari serb në konferencën për shtyp përpara takimit me Partizanin e Beogradit. Sipas një shtrimi të gazetës serbe “Blic” gazetarie  ka pyetur nëse kjo incidenti me Shqipërinë ka ndikim në takimin mes Partizanit dhe Beshiktashit, Biliç ia preu shkurt: “Më nervozuat me këtë pyetje”. Më pasi ai u përgjigj shkurt: “Pikë së pari, ju nuk jeni gazetar i politikës dhe së dyti, unë nuk jam një paqebërës. Unë jam një sportist” – tha trajneri kroat duke mbyllur diskutimet për këtë çështje. /lapsi.al/