• |
ide | kryesore

Shqipëri – Serbi, garë e fortë edhe në FIFA

Arkiva, Sport
renditja.JPG



Shqipëria dhe Serbia “nuk po matin forcat vetëm në UEFA por edhe në renditjen e FIFA-s. Kombëtarja e Shqipërisë ka zbritur 3 pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s për muajin tetor. Përfaqësuesja kuqezi, e cila një muaj më parë ndodhej në vendin e 45-të, tani e sheh veten në vendin e 48-të. Shkak për këtë zbritje mund të jetë edhe ndeshja e papërfunduar në Beograd kundër Serbisë. Për ironi të fatit, edhe kombëtarja Serbe ka zbritur 12-të pozicione dhe në klasifikimin Botëror të FIFA-s renditet vetëm përpara Shqipërisë në vendin e 47-të. Renditja e FIFA-s vazhdon të kryesohet nga Gjermania e ndjekur nga Argjentina dhe Kolumbia./lapsi.al/