• |
ide | kryesore

Grekët: Dëboni Kasamin që festoi me shqiponjë

Arkiva, Sport
prasini-kasami.jpg



Lojtari i Olimpiakos me origjinë shqiptare Pajtim Kasami është vënë në qendër të kritikave të mediave greke. Kjo, për shkak të festimit të golit ndaj Juventus të martën duke krijuar me duar simbolin e shqiponjës. Gazeta “I prasini” ka shkruar në faqe të parë “Dëbojeni tani”. Sipas kësaj gazete festimi i golit në këtë mënyrë nga Pajtim Kasami është një provokim i rëndë. Gazeta arrin deri aty sa ta konsiderojë gjestin e Kasamit një shenjë të “Shqipërisë së Madhe”. Në stadium e Pireut  ka pasur edhe disa flamuj serbë dhe një shqiptar. Sipas mediave gjesti i Kasamit është një qëndrim politik edhe për atë që ndodhi në Beograd./lapsi.al/