• |
ide | kryesore

Prapaskenat e vendimit të UEFA-s, shpërthen pakënaqësia tek shqiptarët

Arkiva, Sport
platino111.jpg



UEFA e ka marrë vendimin e saj për ndeshjen Serbi – Shqipëri . Lapsi.al mësoi se UEFA ka vendosur t’i japë fitoren 3 – 0 Serbisë. Burimet konfirmuan ekskluzivisht për lapsi.al se po kështu Shqipëria dënohet me 100 mijë euro gjobë. Nërsa Serbisë i janë hequr 3 pikë nga klasifikimi përfundimtar në grupin eliminator të Euro 2016. Po kështu Serbia është dënuar me 100 mijë euro gjobë dhe me 2 ndeshje pa tifozë. FSHF, pasi është njohur zyrtarisht me vendimin e Komisionit të Disiplinës së UEFA -s njoftoi se do ta ankimojë atë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Sekretari i Përgjthshëm i FSHF, Ilir Shulku bëri me dije se dënimi i Shqipërisë ka ardhur nga fakti se gjyqtari i takimit ka shkruar në raportin e tij se kombëtarja shqiptare refuzoi të hynte në fushë për të vazhduar lojën.

Prapaskenat

Deri dje në mesditë vendimi mund të kishte qenë edhe më i rëndë. Sipas burimeve informale brenda komisionit disiplinor vendimi paraprak kishte qenë që Serbia të mos dënohej fare. Jehona që i kishin bërë një pjesë e mirë e mediave ndërkombëtare, si dhe deklaratat flagrante të kreut të UEFA-s, Platini, duket se e kishin cuar peshoren në favor të serbëve. Një nga njerzit që kish qënë në sallën e diskutimeve i kish thënë dje në mbrëmje të dërguarve të federatës shqiptare se vetëm pamjet filmike dhe fotot e servirura nga ne e kishin bërë që mendimi i votuesve të ndryshonte. "Vendimi gjithësesi do të qe politik"-ka deklaruar i njëjti burim. Por ky vendim nëse mbetet në fuqi hap një precedent të keq për UEFA-n: nëse do të marrësh 3 pikët në tavolinë, shemb në dru skuadrën kundërshtare.

Reagimi shqiptar "Do ta godasim me forcë"

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka konfirmuar se UEFA ka vendosur që Serbia të fitojë me rezultat 3:0, duelin e ndërprerë kundër Shqipërisë.Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka konfirmuar vendimin e Komisionit Disiplinor të UEFA-s. Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, ka thënë se janë krejtësisht të pakënaqur, që fitorja e ndeshjes së ndërprerë në Beograd i takon Serbisë, përkundër argumenteve të shumta që konfirmojnë fajësinë e saj. Ai ka pohuar se nuk kemi arsyetimet e anëtarëve të Disiplinës për vendimet e marra.“Duket një vendim i çuditshëm, ndaj do ta godasim me forcë”, deklaroi Shulku

Reagimi serb: Te pakenaqur

Zëvendëspresidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Goran Milanovic, nuk është i kënaqur me vendimin e UEFA-s për ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë. Sipas vendimit të Komisionit Disiplinor ët UEFA-së, Serbia do të “qeraset” me fitore 3-0 ndaj Shqipërisë, por atyre do t’u merren tre pikë, që do të thotë se ata do të përfundojnë pa asnjë pikë më shumë.“Nuk jam i kënaqur. Nuk do të thosha asgjë më shumë, Federata e Futbollit do të dalë me një deklaratë publike”, ka thënë ai për agjencinë Beta.Vendimi i UEFA-së, që pritet të bëhet publik në mesditë, ndëshkon të dyja federatat edhe me nga 100 mijë euro, derisa e detyron Serbinë të luajë pa tifozë në dy ndeshjet e radhës si vendas