• |
ide | kryesore

Zajmina flet si arkitekte, ja ç’mendon për INUK

Arkiva, Paparazzi
zajmi.jpg



Në një intervistë të dhënë për Gazetën Shqiptarë, modelja Zajmina Vasjari u është përgjigjur pyetjeve mbi jetën e saj dhe projektet artistike. Në fillim flet për aventurën në TV Klan në spektaklin “Dance with me”. “Po e shijoj në maksimum. I jam dedikuar plotësisht këtij spektakli. Nuk e kisha menduar që do të ishte kaq impenjativ dhe njëkohësisht i bukur. Është një garë që nuk ka eliminime, prandaj po e shijoj si “lojë” – thotë Zajmina.

E pyetur se kur do ta njerrë këngën e re ajo thotë: “Kënga e re titullohet “129” (policia)! Nuk dua të zbuloj më shumë, por mund t’ju them se shpejt do të nis xhirimet për videoklipin e kësaj kënge”. Në këtë intervistë ajo ka folur edhe si arkitekte për shemjet e INUK. “Mendoj se duhet të lirohen hapësirat publike nga ndërtimet, prandaj them se INUK ka bërë gjënë e duhur, në qoftë se këto prishje nuk janë selektive” – duke e mbyllur: “Sigurisht që kam dhe unë bindjen time politike, por s’i dihet në të ardhmen./lapsi.al/