Miliarda fjalë, qindra libra dhe artikuj të panumërt, në gazeta, revista dhe media online janë shkruar në lidhje me Adolf Hitlerin. Shumica e këtyre shkrimeve kanë kerkuar të provojnë në disa pika, për të shpjeguar ose të paktën të shqyrtojnë se si një njeri i papërshkrueshëm, artist i dështuar ishte në gjendje të bëjë miliona njerëz të ecin sipas vullnetit të tij dhe për më tepër të çojë një kontinent të tërë dhe të tërheqë shumicën e globit në një luftë katastrofike. Çfarëdo e vërtetë për të, burimi kryesor i karizmës së tij të ligë nuk është e thjeshtë të shpjegohet. Gazeta amerikane “LIFE” ka sjellë ditët e fundit një album me fotografi të rralla të diktatorit. Ato janë të paktat foto me ngjyra të realizuar nga fotografi i tij personal Hugo Jaeger dhe që më pas i ka fshehur në SHBA ku jetoi si emigrant.
Fotot e rralla të Adolf Hitler me ngjyra
Arkiva, Stil
