• |
ide | kryesore

Serbia e ndihmoi Kosovën të eksportojë nacionalizmin në Shqipëri

Arkiva, Ide
nexho.jpg



 

Teksa Perëndimi këmbëngulte të tërhiqte Beogradin dhe Prishtinën drejt Tiranës (domethënë ti çlironte nga nacionalizmi), tani po ndodh diçka e kundërt: Tirana po i afrohet Prishtinës dhe Beogradit.

Rezultati i ndeshjes së futbollit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë është ai që Serbia e ndihmoi Kosovën ta eksportojë nacionalizmin e saj në Shqipëri. I ngjashëm me nacionalizmin serb dhe kroat, nacionalizmi kosovar është i ndryshëm nga ai shqiptar. Ky dallim ka historinë e tij. Rrënjët e këtij ndryshimi janë në luftërat ballkanike dhe kulminojnë me Luftën e Dytë Botërore.

Kur në vitin 1941, gjermanët dhe italianët krijuan „Shqipërinë e madhe“, atë e shihnin ndryshe e shihnin shqiptarët e Shqipërisë të cilët atëbotë kishin tre dhjetëvjeçarë të jetës si komb, e ndryshe shqiptarët që deri atëherë jetonin në shtetin serb (jugosllav).

Qeverinë dhe administratën atëherë në Shqipëri (1941-1944) e përbënin kosovarët, duke filluar nga Kryeministri Rexhep Mitrovica, Ministri i punëve të brendshme Xhafer Deva e deri tek komandantët e stacioneve policore e të xhandërmërisë dhe oficerët e ushtrisë.

Katër dhjetëvjeçarë e gjysëm të tërë në Shqipërinë e Enver Hoxhës kosovarët përjetoheshin si nazistë, fashistë, kolaboracionistë etj. Kujtimi për Luftën e  Dytë Botërore në Kosovë ishte kujtim për kohën kur kosovarët udhëhiqnin jo vetëm Kosovën por edhe Shqipërinë.

Nga ana tjetër, për shqiptarët në Shqipëri, „Shqipëria e madhe“ do të thoshte të durohej pushteti i kosovarëve të pacipë. Elita shqiptare në Tiranë shkonte në një drejtim tjetër, kjo është integrimi i pakicave kombëtare në shoqërinë e saj dhe evitimi i ndikimeve nga Kosova. Zyrtarët e lartë në Tiranë ishin të kujdesshëm për të mos lejuar hyrjen e nacionalizmit në shoqërinë e tyre.

Megjithatë, kur ishte fjala për futbollistët, nuk qenë të ndërgjegjshëm se nacionalizmi mund të hyjë edhe nëpërmjet futbollit. Në takimin e futbollit me Serbinë, ndër 11 futbollistë në ekipin e parë kishte shtatë kosovarë.

Qëndrimi i Federatës së Futbollit të Serbisë që në stadium të mos kishte tifozë shqiptarë ishte i paimagjinueshëm për opininin publik në Shqipëri. Komentet ishin se kjo luftë nuk zhvillohej ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, por ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Në fund të fundit edhe ajo luftë kishte qenë më parë, para 15 vitesh.

Në Tiranë para pak kohësh priteshin me përzemërsi Goran Bregoviçin dhe Zdravko Çoliçi, dhe për këtë u çuditën që tërë stadiumi në Beograd fishkëllente kur këndohej himni shqiptar.

Teksa publiku në Kosovë gëzohej me atë se si harta e „Shqipërisë së madhe“ vlëvitej mbi Beograd, për opinionin pbulik shqiptar ajo ishte një „gjë pa rëndësi“. Këtë patën mundësi ta vërejnë edhe ata që dëgjuan komentatorët e transmetimit dirtekt të RTK-së në Prishtinë dhe të Supersportit në Tiranë. Ndërsa të parin e gëzoi shumë fluturimi i dron-it i dyti tha: çfarë bën kjo gjë pa rëndësi këtu?

Opinioni publik në Prishtinë dhe në Toranë mendonte se dron-in e ka hedhur ndonjë shërbim sekret më i fortë se BIA (BIA- Bezbedosna Informativna Agencija- agjensia për sigurinë shtetërore- shërbimi sekret serb). Por gjithsesi kushdo që e kishte lëshuar dron-in, në Prishtinë u gëzuan, kurse për ata në Tiranë ishte „një gjë pa rëndësi“.

Megjithatë, ngjarjet që rrodhën më pas zgjuan nacionalizmin edhe në Shqipëri. Ironia është se një takim futbolli solli më shumë nacionalizëm në Shqipëri se sa lufta e përgjakshme në Kosovën fqinjë. Kjo është ndoshta pasojë e faktit se gjatë luftës-megjithëse në Shqipëri kosovarët i konsideronin se viktima- justifikoheshin serbët për atë se për katër dhjetëvjeçarë e gjysëm në Shqipëri ishte mësuar se kosovarët janë njerëz të këqinj.

Pasionet kulmuan me vendimin e UEFA-s. Këngëtari më i njohur shqiptar Ardit Gjebrea, i cili në Tiranë priti si mik Zdravko Çoliçin, u bëri thirrje shqiptarëve që të bojkotojnë të gjitha prodhimet serbe. Ndërsa shkrimtari dhe sekretari i përgjithshëm e socialistëve në pushtet në Shqipëri, Ben Blushi, gjyshi nga e ëma e të cilit është serb, deklaroi se nacionalizmi i ka përmbytur Shqipërinë dhe se ai për një moment mendoi se ndoshta do të mund të shkonte në luftë kundër serbëve.

Një numër i madhe personalitetesh në Tiranë, të cilët ishin të njohur si kozmopolitë, tani janë përfshirë nga ethet e nacionalizmit. Kulmi i gjithë kësaj është ironija kozmopolite e kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili i foli Aleksandër Vuçiçit: jo për „Shqipërinë e madhe“, por për „Europën e madhe“.

Kësaj euforie nacionaliste i kundërvunë publikisht intelektualët Halil Matoshi në Prishtinë dhe Fatos Lubonja në Tiranë. Komentatori politik në Tiranë Mero Baze u bëri thirrje zyrtarëve të lejojnë praninë e tifozëve serbë në Shqipëri në ndeshjen e kthimit, ndërsa tifozëve shqiptarë që të mos provokohen dhe të mos u lejojnë tifozëve serbë të kapardisen me hartën e „Serbisë së madhe“.

Takimi i futbollit në Beograd gjithsesi është një pikë kthese në raportet Beograd-Prishtinë-Tiranë, e në mënyrë të veçantë ndërmjet Prioshtinës dhe Tiranës. Ndërsa Perëndimi këmbëngulte të tërhiqte Beogradin dhe Prishtinën drejt Tiranës (domethënë ti çlironte nga nacionalizmi), tani po ndodh e kundërta: Tirana po i afrohet Prishtinës dhe Beogradit.

( Ky shkrim eshte botuar ne Beograd ne Gazeta „Politika“ 28.10.2014.)