• |
ide | kryesore

Bie 60 kg sepse i dashuri i tha: “Je e shëndoshë për seks!”

Arkiva, Stil
Paige-Way.jpg



Kur i dashuri i tha: “Je shumë e shëndoshë për të bërë seks” 22-vjeçare angleze vendosi menjëherë, të ndryshojë stilin e jetës. Krenaria e adoleshentes që peshonte 140 kilogram u godit rëndë. Paige Way nga Sydenham, qytezë në juglindje të Londrës prej kohësh jetonte me gjendjen e saj të obezitetit.

Për “The Mirror” ajo tha: “Kam qenë gjithmonë e shëndoshë, qysh në fëmijëri dhe në të gjithë shoqërinë unë isha bullafiqja e grupit, por ishte diçka që në një mënyrë apo në një tjetër isha mësuar ta pranoja. Por kur e dëgjova të thënë nga i dashuri im, ditën e përvjetorit tonë të parë, më bëri të ndihem vërtetë keq”. Ajo tregon se bëri disa vizita tek mjekët. Ndoqi këshillat e tyre dhe ndtyshoi mënyrën e jetësës. “Gjëja e parë që bëra u ndava nga i dashuri. Nisa një dietë të alternuar edhe bëja shumë aktivitet fizik. Brenda katër muajve arrita të humbas 60 kilogramë, dhe jam vërtetë e lumtur. Për herë të parë ndjehem mirë. Nuk e di se si ia dola, por nëse ia dola unë mund t’ia dalin të gjithë” – thotë 22 -vjeçarja./lapsi.al/