• |
ide | kryesore

Krizë tek Juve dhe në dashuri, Allegri ndahet nga e fejuara

Arkiva, Sport
ale gruja.jpg



Në krizë tek “Zonja e vjetër”, në krizë edhe në dashuri. Nga fusha në jetën private kalimi është i vështirë. Duket se historia e dashurisë e mes Massimiliano Allegrit dhe bukuroshes Gloria Patrizi arriti “në finish”. Sipas “Sport Mediaset” 47-vjeçari, trajner i Juventus dhe 28-vjeçarja i “kanë thënë lamtumirë” njëri tjetrit pas 2 vitesh bashkëjetesë.

Motivet e ndarjes nuk janë bërë ende të ditura por thuhet se rezultatet negative të Juventus kanë bërë punën e tyre edhe në çift. Bukuroshja Gloria që në kurrikulumin e saj ka edhe një praktikë tek “Playboy” në vitin 2009 dhe më pas si showgirl në TV lokale ka sjellë në vëmendje edhe një flirt që pati me prezantuesin e “Uomini e Donne” Nicola Paolinelli kur ajo kishte bërë mjaft ironi për Juven para se i dashuri i saj të bëhej trajner i bardhezinjve. Menjëherë pas kësaj i mbylli të gjitha profilet e saj në Twitter dhe në rrjetet sociale dhe u zhduk. Tifozët e Juventus nuk e kanë dashur asnjëherë. Me një Alegri që duket gjithmonë edhe më nervoz pasi duhet të përtypë humbjet, e dashur sigurish që është larguar. Për momentin dimë vetëm që ai ka zgjedhur skuadrën./lapsi.al/