• |
ide | kryesore

Majlinda Kelmendi: Jam e lumtur! (video)

Arkiva, Sport
kelmendi-majlinda.jpg



Majlinda Kelmendi sërish ia zbardhi fytyrën Kosovës. Xhudistja pejane fitoi medaljen e artë në turneun prestigjioz Grand Slam që po mbahet në Adu Dhabi. Ajo u shpreh e lumtur pas triumfit në këtë garë. “Ndihem mirë, ndihem shumë e lumtur. Edhe pse kam pushuar pak pas Kampionatit botëror u riktheva përsëri fuqishëm në stërvitje. Jam e lumtur për këtë medalje pasi që edhe pse jam kampione e dyfishtë botërore, kam pasur vetëm një medalje të artë nëGrand Slame. Kjo është e dyta dhe ndihem shumë mirë”, u ka thënë Majlinda pas meçit.

“Nuk kam ndier presion edhe pse erdha si kampione, mirëpo nuk mund të them se sot jam ndier mirë. Nuk jam ndier perfekt ashtu si ndihem ndonjëherë. Sidoqoftë edhe kur nuk ndihem shumë mirë ndonjëherë unë mund ta menaxhoj”, theksoi ajo.

 Majlinda, në fund ka bëtë të ditur se për këtë vit nuk do të garoj në asnjë eveniment të madh , përveç në garën për titullin e kampionit evropian për skuadra ku do të përfaqësoj Galatasaryn./GazetaEkspress/