• |
ide | kryesore

Pas Enver Hoxhës, Blendi Fevziu shkruan për Mbretin Zog

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Në vazhdën e librave biografikë mbi personalitetet e shtetit Shqiptar, gazetari Blendi Fevziu ka bërë publik botimin e tij të ri. Bëhet fjalë për librin “Ahmet Zogu, Presidenti që u bë Mbret”, që gazetari i njohur i emisionit Opinion, ka lajmëruar se do të jetë nëpër librari nga dita e nesërme. Figura e Mbretit Zog është po aq interesante dhe shkakton kuriozitet si edhe diktatori Enver Hoxha, të cilit Blendi Fevziu i pati shkruar një libër, që u ribotua plot 6 herë. Të shohim a do ta kalojë numrin e shitjeve libri “Ahmet Zogu” duke vendosur ndoshta, një rekord të ri në shitjen e librave në Shqipëri?