• |
ide | kryesore

Lamtumirë Nokia!

Arkiva, Stil
Nokia-phone-funeral1.jpg



Telefonat mobile “Nokia” zyrtarisht kanë mbaruar dhe nuk kanë mundësi rikthimi. Microsoft e ka zhbërë emrin për telefonat e mençur dhe po i zëvendëson ata me brendin e ri "Microsoft Lumia". Kjo, pavarësisht emrit të suksesshëm të lidhur me dekada në tregun e telefonave ku secili e mban mend të famshmen Nokia 3310 në vitin 2000.

Nuk është e qartë se kur do të vijë marka e re, por kjo fillimisht do të publikohet në faqet e kompanisë në rrjetet sociale Facebook, Twitter etj. Microsoft përfundoi marrëveshjen me gjigantin finlandez në prillin e këtij viti me një çmim prej 4.4 miliardë dollarë. Mundësia e ndërrimit të emrit gjithmonë ka qenë në tavolinë, por kjo nuk pritej të bëhej kaq shpejt.

Pra, përfundimisht “Lamtumirë Nokia”!

/GazetaEkspress/