• |
ide | kryesore

Ministrja Gjosha shetit djalin, nënë me porosi?

Arkiva, Paparazzi
IMG_20141101_192739_edit_edit.jpg



Ministrja Klajda Gjosha vetëm një javë pasi ka lindur djalin e saj Luisin, është parë këtë fundjavë në disa faqe gazetash, duke nxerrë nga parku i liqenit, fëmijën e saj. Gjithshka duket perfekte:, Një nënë e angazhuar që gjen kohë edhe për të birin. Një ministre që në fund të fundit si të gjitha mamatë, shkrihet me turmën në kërkim të pak ajri të pastër. Linjat e trupit dhe rikthimi i shpejtë i Klajdës në formë. Po të ishte një foto Paparazzi do të ishte vërtet një histori e arritur. Por ai që e sheh me vëmendje foton dallon aty një element fallciteti. A ka një tjetër nënë që do merrte mundimin të dilte shëtitje nga liqeni me këto këpucë me taka? Apo mos vallë Klajda po e shtyn karrocën thjeshtë sa për të dalë në foto?