• |
ide | kryesore

Elgit Doda shtrohet në spital, rrezikon spektaklin

Arkiva, Paparazzi
elgiti spitali.jpg



Kompozitori Elgit Doda që javët e fundit është shfaqur si një nga konkurrentët e spektaklit “Dance with me” në Tv Klan, ka pësuar një dëmtim në gjurin e tij të djathtë. Gjatë provave për shfaqjen e të hënës mbrëma me partneren e tij Xhensila Myrtezaj, Elgiti është lënduar duke u ndjerë keq, deri sa në sallën e baletit ka ardhur auto ambulanca.


Kompozitori i ri është shoqëruar menjeherë në Spitalin Amerikan ku ka bërë konsultat me mjekët dhe ka marrë mjekimet e para. Sipas sqarimeve që ka dhënë vetë Elgiti bëhet fjalë për këputje ligamenti dhe krisje të meniskut.

Nuk dihet ende nëse pas këtij dëmtimi ai do të ngjitet në skenë për të kërcyer me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, apo asaj do t’i duhet të kërcejë vetëm, disa javë deri sa partneri i saj të jetë në gjendje më të mirë. Nga ana tjetër, komentet në facebook kanë rikthyer në vëmendje “sherrin” e Elgitit javën e shkuar me antarin e jurisë Robert Aliaj, duke thënë “e ka marr m’sysh ai me thonjtë e lyer”.