• |
ide | kryesore

“Jam Drenica nga Tropoja!”, si shqiptarët po marrin emrat e Kosovës

Arkiva, Stil
kosov shqip.jpg



“Jam Drenica nga Bajram Curri”. Ky prezantim i një studenteje nga Shqipëria tërhoqi vëmendjen e shumë se 100 studentëve të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë para 5 vjetësh. “Koha Ditore” në Prishtinë ka bërë një vëzhgim sipas të cilit jo vetëm Kosova ka huazuar emrat e qyteteve shqiptare por tashmë edhe e kundërta është një realitet. Prezantimi i vajzës nga Shqipëria mbahet në mend edhe sot nga kolegët e saj të fakultetit. Drenica nga Shqipëria ka vendosur që të studiojë në Kosovë. Mund të këtë edhe Drenica të tjera në zonën e Tropojës. Vajzat e lindura brenda vitit 1990 nga krahina e Tropojës e konsiderojnë emrin e tyre krejt emër normal, shkruan Koha Ditore. Sipas saj, ky emër është aq normal sa emrat: Vlorë, Valbonë, Sarandë, Berat. Drenica është vetëm njëri nga emrat e vendbanimeve në Kosovë, me të cilin tropojanët kanë pagëzuar fëmijët e vet. Isniqi, Gjakovari dhe Peja janë tre tropojanë, të cilët gjithashtu janë regjistruar në universitetet e Kosovës./lapsi.al/