• |
ide | kryesore

Restorantet e shqiptarit Prelvukaj ndër më të mirët në New York

Arkiva, Stil
Exterior.jpg



Dy restorante në pronësi të një shqiptari, janë renditur në krye të listës së vendeve më të mira për të shijuar një vakt në New York. Sipas sondazhit të kryer nga kompania Zagat, (pjesë e Google, që prej vitit 2011), dy restorantet në pronësi të Alban Prelvukajt janë renditur mes më të mirëve në kreyqendrën e botës!

Ajo që bie në sy është se vitin e kaluar restorantet e shqiptarit Prelvukaj nuk ishin fare në listën e sondazhit, por me sa duket, brenda një viti ai ka arritur triumfin e dyfishtë. Më mirë ka dalë restoranti me prodhime deti, “Sea Fire Grill”, me 28 pikë, ndërsa pak më poshtë në renditje është radhitur “Benjamin Steak House” në Hotelin Dylan, me 27 pikë nga 30 të mundshme.

Të dy restorantet ndodhen në Manhatan dhe frekuentohen nga figurat më të famshme të botës së artit dhe sportit. Të dy restorantet, Prelvukaj  i ka në bashkëpronësi me ortakun e tij Arturo MekLeod, dhe të dy konsiderohen nga mediat amerikane si nxënësit e Piter Luger, pronarit të restorantit më të famshëm të bifteqeve në Bruklin, “Per Se”, i cili qëndron i hapur prej vitit 1887.