• |
ide | kryesore

Unaza inteligjente, ju lajmëron për mesazhet dhe telefonatat

Arkiva, Stil
unaza.jpg



Ideja e krijimit të një unaze në vend të një ore, është se tek unaza mund të shihni pa rënë në sy tek të tjerët kur ju vijnë njoftime, sidomos kur jeni në një takim pune. Ju mund të vini edhe një vibrim specifik për persona të caktuar ose për mesazhet, kështu ju do ta kuptoni se kush po ju shqetëson pa pasur nevojë që të shihni tek unaza. SmartRing do të shfaqë mesazhet tekst, mesazhet elektronike, telefonatat, njoftimet në Facebook dhe Twitter etj. Fillimisht do të funksionojë vetëm me pajisjet iOS dhe Android. Unaza mund të furnizohet me internet me valë. Bateria mund të zgjasë një deri në dy ditë. Mota SmartRing është rezistente ndaj ujit dhe përplasjeve, që do të thotë se ju mund ta trajtoni si një unazë të zakonshme. Kjo unazë mund të blihet tek Indiegogo për 75 dollarë./krokodili.al/