• |
ide | kryesore

Magjia e pavlerë e stadiumit olimpik të Tokios (foto)

Arkiva, Stil
tokio2.jpg



Në Athinë (2004) fshati olimpik tashmë është i braktisur dhe i rrënuar. Pekini? Tmerrësisht i shtrenjtë në 2008-ën. “Foleja e zogut” mund të jetë tërheqje turistike për ndonjë turist por nuk hyn në punë për asgjë. Edhe stadiumi olimpik i Londrës i ndërtuar “lirë” në 2012-ën po nxjerr probleme të shumta për tu transformuar në një fushe futbolli. Por, çfarë mësimesh ka nxjerrë Tokio nga këto? Shpenzimet e mëdha dhe stadiumet gjigande dhe artistike janë një die e keqe. BBC i ka kushtuar një shkrim të gjatë problemeve të stadiumeve olimpike. Në letër projekti Tokios për vitin 2020 është fantastik, por për çfarë mund të hyjë në punë ai më pas?

Stadiumi i Tokios u projektua nga një studio britanike me arkitekt Zaha Hadid. Disa e kanë pagëzuar si anije kozmike ndërsa të tjerë si një kaskë biçiklete. Buxheti fillestar ishte 3 miliard dollarë, por më pas zbriti në 1.7 miliard. Çatia është projektuar të ngrihet. Projekti parashikon që ia të jetë 3 herë më i madh se stadiumi olimpik i Londrës, por me rishikimin do të jetë vetëm sa dyfishi. Arkitektët japonezë e kanë kritukuar. Fumihiko Maki, një nga arkitektët më të njohur në Japoni e ka konsideruar “qesharak”. “Po ju thëm që është thjesht qesharak. Ne e kemi ngritur zërin, por askush nuk na dëgjon”. BBC thotë se është e vështirë të shohësh një 86 vjeçar të bërtasë, por duket se kjo për fat të keq ka ndodhur./Pergatiti www.lapsi.al/